Sot, dita e 12-të e grevës, SBAShK-u nuk ndryshon qëndrim

29.01.2019

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj me pajtimin e mësimdhënësve, dhe drejtorëve të shkollave, arritën që të zhvillohet greva dhe të hynë në javën e tretë (dita e 12-të) të grevës, me arsye që të rritet koeficienti i pagave deri në 30%. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk është duke ndryshuar asnjë qëndrim […]

Sot, dita e 12-të e grevës, SBAShK-u nuk ndryshon qëndrim Foto: Ilustrim

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj me pajtimin e mësimdhënësve, dhe drejtorëve të shkollave, arritën që të zhvillohet greva dhe të hynë në javën e tretë (dita e 12-të) të grevës, me arsye që të rritet koeficienti i pagave deri në 30%.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk është duke ndryshuar asnjë qëndrim ndaj kërkesave të tyre, duke thënë se deri sa të realizohen kërkesat tona ne nuk heqim dorë nga greva.

Disa nga raportet e arritura nga Këshilli Qëndror Grevist, universitetet, dhe ato komunale, deklarojnë se dita e 12-të e grevës ka vazhduar si qdo ditë tjetër, asnjë shkollë nuk ka mbajtur orë mësimore, me qëllim që të ndryshohet koeficienti i pagave.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, sot vizitoi disa shkolla në komunën e Ferizajit, ku doli që të shohë a është duke u zhvilluar greva në çdo institucion arsimore, pas vizitave të shkollave, Jasharaj tha se asnjë institucion shkollor nuk është duke u zhvilluar mësimi.

SBAShK-u pati një bisedë me Delegacionin e Këshillit Qendror Grevist, ku këta të fundit thanë se të gjithë janë të brengosur se institucionet e Kosovës nuk janë duke krijuar gatishmëri që të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve, ngritja e koeficientit të pagave deri në 30%.

Në Grevë janë të gjitha institucionet arsimore, duke filluar nga çerdhet e deri tek univesitetet, ku përfshihen edhe të gjithë mësimdhënësit dhe puntorët teknik po ashtu edhe rektorët e universiteteve.