Grupi për Studime Juridike dhe Politike sot pritet të mbajë tryezë diskutimi në lidhje me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Platforma “Drejtësia sot” është krijuar nga GLPS në kuadër të projektit “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Kjo përmes të cilës monitorohet puna e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), gjykatave dhe prokurorive në Kosovë me fokus të veçantë në trajtimin e lëndëve të korrupsionit, krimit të organizuar dhe profilit të lartë.
Të ftuar në panelin diskutues janë Ambasadori i Ambasadës Britanike në Kosovë, kryesuesi i KPK-së, përfaqësues të KGJK-së dhe Kryeprokurori i Shtetit. Tryeza mbahet sot në Hotel Sirius duke filluar nga ora 10:00.