Sot dhe nesër vapë, me mundësi për rrebeshe shiu
Sipas Prishtina Weather prej së dielës do të ketë ndryshim të kushteve meteorologjike në aspektin termik, me rënie të temperaturave dhe më shumë vranësira, kurse të hënën kthjellime. Në kushte të kthjellimeve dhe motit më të nxehtë nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe […]
Sipas Prishtina Weather prej së dielës do të ketë ndryshim të kushteve meteorologjike në aspektin termik, me rënie të temperaturave dhe më shumë vranësira, kurse të hënën kthjellime.
Në kushte të kthjellimeve dhe motit më të nxehtë nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe vendosin indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, deri të hënën zbresin në 14C. Maksimalet shkojnë deri në 35C ditën e shtunë, më pas zbresin në 28C e 27C ditën e diel dhe të hënë.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.