Sot dhe nesër pushim për punëtorët e institucioneve shtetërore

03.05.2021

Sot (E hëna) dhe dita e martë e kësaj jave do të jenë ditë pushimi për punëtorët e institucioneve shtetërore. Muaji Maj i këtij viti ka nisur me shumë ditë pushimi veçanërisht për punëtorët e institucioneve shtetërore. Kjo për shkak se në dy javëshin e parë të këtij muaji, ata do të pushojnë katër ditë, […]

Sot dhe nesër pushim për punëtorët e institucioneve shtetërore Foto: Ilustrim

Sot (E hëna) dhe dita e martë e kësaj jave do të jenë ditë pushimi për punëtorët e institucioneve shtetërore.

Muaji Maj i këtij viti ka nisur me shumë ditë pushimi veçanërisht për punëtorët e institucioneve shtetërore.

Kjo për shkak se në dy javëshin e parë të këtij muaji, ata do të pushojnë katër ditë, për shkak të festave zyrtare, dy nga të cilat kanë rënë në fundjavën që lamë pas.

1 maj, sipas Kalendarit të Festave Zyrtare është Dita Ndërkombëtare e Punës dhe meqë kjo festë ra në ditë vikendi, për punëtorët e institucioneve shtetërore, dita e hënë, pra 3 maji, do të jetë ditë pushimi.

Ditën e diel, më 2 maj janë Pashkët Ortodokse, por që festohen me 4 maj. Edhe kjo ditë do të jetë ditë pushimi për institucionet publike.

Po, ashtu ditë pushimi për institucionet shtetërore do të jetë edhe më 10 maj, për shkak të Ditës së Evropës dhe më 13 maj Dita e Bajramit të Madh.