Sot dhe nesër, mot me diell dhe shi – temperaturat deri 24 gradë

15.04.2022

Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtune kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15- 24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. Po […]

Sot dhe nesër, mot me diell dhe shi – temperaturat deri 24 gradë Foto: Ilustrim

Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtune kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15- 24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Po ashtu nga IHK kanë bërë të ditur se indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos u ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, kurse sa i përket kushteve agrometeorologjike ato vazhdojnë të mbeten të mira.