Sot dhe në fundjavë mot i ndryshueshëm, me riga lokale shiu dhe më ftohtë

15.10.2020

Një cikloni i ri që po zhvillohet nga Mesdheu dhe mbi Itali, mbrëmjen e së enjtes do të kaloj mbi rajon, që si rrjedhojë të enjten mbrëma dhe gjatë natës sjell sërish të reshura shiu, vende-vende më intensive. Rryma të ngrohta ajrore do të mbajnë temperaturat e larta edhe ditën e enjte, e nga dita […]

Sot dhe në fundjavë mot i ndryshueshëm, me riga lokale shiu dhe më ftohtë Foto: Ilustrim

Një cikloni i ri që po zhvillohet nga Mesdheu dhe mbi Itali, mbrëmjen e së enjtes do të kaloj mbi rajon, që si rrjedhojë të enjten mbrëma dhe gjatë natës sjell sërish të reshura shiu, vende-vende më intensive.

Rryma të ngrohta ajrore do të mbajnë temperaturat e larta edhe ditën e enjte, e nga dita e premte në rënie.Në fundjavë do të mbajë mot jostabil, i ndryshueshëm, me vransira dhe diell e kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu.

Masa të ftohta ajrore nga Europa veriore do të zbresin mbi rajonin tonë, e nga dita e diel, temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Ditëve të para të javës së ardhshme, ekzistojnë mundësitë që të kemi edhe ngricat e para orëve të mëngjesit

Paradite mundësi për riga lokale shiu nga perëndimi i vendit. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat gjatë natës do të intensifikohen.

Temperaturat gradualisht në rënie, nga fundjava edhe nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 11C, deri në 2C, ditën e hënë, ndërsa maksimalet që të enjten arrijnë afër 20C, të dielen zbresin në 10C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 4-11m/s, e nga fundjava nga krahu verior 3-7m/s.Shtypja atmosferike ditën e nesërme pëson rënie nën vlera normale, e në fundjavë rritje të theksuar mbi këto vlera.