Sot dhe ditëve në vijim parashihet të mbajë mot me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell

Sot nuk parashihen të reshura, ndërsa ditën e enjte mundësi për reshje lokale paraqiten vonë në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat zbresin rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

Në fundjavë do të mbizotëroj mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, me temperatura gradualisht në rritje, shkruan PrishtinaWeather.

Indeksi i rrezeve UV në vlera të larta.2.9.2020 – Më freskët dhe me erë herët në mëngjes, vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nuk parashihen të reshura.

Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 26C, e në vise malore 9 deri 19C. Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-10m/s, e herët në mëngjes me hove deri në 15m/s. Indeksi UV: 7.3.09.2020 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Më vonë gjatë natës priten mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 14C deri 27C, e në vise malore 9C deri 19C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-10m/s, e në Dukagjin e lehtë nga jugperëndimi 1-5m/s. Indeksi UV: 7.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.