Sot borë e mot i ftohtë në tërë Kosovën

09.01.2019

Gjatë ditës së djeshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se sot në vendin tonë do të jetë mot i ftohët, ku bora do të jetë qdo herë aktive, temperaturat parashihen të lëvizin prej -6ºC deri në -8ºC , kurse temperaturat maksimale janë paraparë të lëvizin prej -3ºC deri në -2ºC, në Komunën e Suharekës […]

Sot borë e mot i ftohtë në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se sot në vendin tonë do të jetë mot i ftohët, ku bora do të jetë qdo herë aktive, temperaturat parashihen të lëvizin prej -6ºC deri në -8ºC , kurse temperaturat maksimale janë paraparë të lëvizin prej -3ºC deri në -2ºC, në Komunën e Suharekës gjatë natës ka pasur reshje bore dhe ende janë aktive ku temperatura është -4.3ºC.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore në gjithë territorin e vendit. Reshje më të dendura do të paraqiten në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse duke ardhur kah qendra dhe pjesën verilindore dhe jugperëndimore intensiteti i tyre do të jetë më i ulët deri mesatar.

Në fushat barike do të ketë rënje të theksuar, por që vlerat termike do të ngritën ndjeshëm, krahasuar me gjendjen e fundit që kishim. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK.