Sot arrijnë edhe mbi 38 mijë vaksina të AstraZeneca-s në Kosovë

12.05.2021

Sot në Kosovë do të mbërrijë një kontingjent prej mbi 38 mijë vaksinash anti-COVID të llojit “AstraZeneca”. Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Shëndetësisë të publikuar të dielën. Në këtë kontingjent do të jenë 38 mijë e 400 doza, kjo në kuadër të aleancës COVAX. “Ministria e Shëndetësisë do të pranojë […]

Sot arrijnë edhe mbi 38 mijë vaksina të AstraZeneca-s në Kosovë Foto: Ilustrim

Sot në Kosovë do të mbërrijë një kontingjent prej mbi 38 mijë vaksinash anti-COVID të llojit “AstraZeneca”.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Shëndetësisë të publikuar të dielën.

Në këtë kontingjent do të jenë 38 mijë e 400 doza, kjo në kuadër të aleancës COVAX.

“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”.