Sot, afati i fundit për dekretimin e Ligjit për Paga nga Presidenti Thaçi

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur më 2 shkurt 2019, ligji për paga u votua pothuajse nga të gjithë deputetët, por ende nuk është dekretuar ky ligj për paga nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku sot është afati i fundit për të dekretuar këtë ligj.

Konfirmi për afatin e fundit për dekretimin e ligjit për paga, është bërë nga këshilltarët nga kabineti i tij, për Radio Kosovën, ku Presidenti ka të drejtë vetëm një herë ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim.

Sot, është dita e fundit, ku Presindenti Thaçi ta dekretojë ose mos ta dekretojë këtë ligj për paga.

Në Kushtetutën e Kosovës thuhet se afati ligjor për dekretimin e një ligji nga ana e presidentit të Kosovës, është 8 ditë, pra sot është afati i fundit për drektimin e këtij ligji.

Ndërkohë, shumë sindikata të cilat janë pjesë e ligjit të pagave kanë kërkuar nga presidenti që ky ligj të mos dekretohet.

Ndërsa, Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, për Radio Kosovën është përgjigjur shkurt se nuk është marrë ende vendimi për dekretim.

Ky ligj për paga, kaloi në Kuvendin e Kosovës, më 2 shkurt, ku 63 vota ishin për dhe 1 votë abstenim, por nëse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e bën dekretimin e këtij ligji, atëherë ky ligj automatikisht kthehet në Kuvend për rishqyrtim.

RAPORTO