Sot, afati i fundit për deklarimin e pasurisë

  • 01.04.2019, 8:01

Në një njoftim për media Agjencia Kundër Korrupsionit, ka bërë të ditur se të gjithë zyrtarët publik që nuk e kanë deklaruar pasurinë, ky detyrim ligjor duhet të bëhet deri më 1 prill që i bie sot është afati i fundit.

Sipas AKK-së ky afat është llogaritur në përputhje me paragrafin 4, Neni 81, të Ligjit Nr. 05/L -03.

Afrim Atashi, drejtor i Departamentit për Deklarim të Pasurisë, ka bërë të ditur për KosovaPress, se dita e fundit e deklarimit të pasurisë është sot, 1 prill 2019, ndërkohë që detyrimin për deklarim të pasurisë e kanë përmbushur rreth 4.300 zyrtarë të lartë publik.

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) theksuan se jemi në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që ky proces i deklarimit të rregullt të pasurisë të përfundojë me sukses.

AKK pas përfundimit të afatit do të fillojë me procedurat e verifikimit dhe brenda 2-3 ditëve do të publikojë listën njoftuese për zyrtaret që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Të tjera