Sonte gjatë natës mundësi për fjolla bore, fillimi i javës shumë i ftohtë, me vransira e diell

Java e parë e dhjetorit po parashihet të jetë më dinamike, me depërtime ciklonike nga rajoni. Afrimi i një cikloni nga Mesdheu përgjatë jugut të rajonit, si dhe depërtimi i një turbullire me masa të ftohta polare mbi vendin tonë, pritet të sjell sonte kushte për reshje të dobëta shiu që më vonë mund të përzien edhe me fjolla bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, e pikërisht më 1 dhjetor kur edhe fillon stina e dimrit meteorologjik, do të kemi temperatura dimërore, me temperaturë maksimale që do të zbres fare pranë 0C.

Nga mesi i javës një tjetër ciklon nga Atlantiku verior do të depërtojë mbi Itali, e më pas nga veriu i rajonit, e që parashihet të sjellë kushte për reshje shiu ditën e enjte dhe të premte.

Ndërkohë rryma më të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin rritje të temperaturës së ajrit pak mbi vlera mesatare. Vetëm në vise të larta malore parashihen kushte për reshje bore.

Moti më dinamik mund të favorizoj përmirësim të cilësisë së ajrit, ku gjatë ditës së nesërme indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira. E nga dita e martë kohëpaskohe sërish do të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes, por se nga dita e mërkurë ditën mund të zbres edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme.

RAPORTO