Sllovenia rendit Kosovën në listën e gjelbër, nëse udhëtoni kërkohet dëshmi që keni qëndruar në Kosovë të paktën 5 ditë

19.06.2021

Qeveria e Republikës së Sllovenisë ka lëshuar një urdhëresë që përcakton kushtet për hyrje në Republikën e Sllovenisë për shkak të kontrollit të sëmundjes infektive COVID-19. Dekreti hyn në fuqi në 19 Qershor dhe është i vlefshëm deri në 27 Qershor 2021. Sipas dekretit të qeverisë sllovene Kosova së bashku me 12 shtete të tjera […]

Sllovenia rendit Kosovën në listën e gjelbër, nëse udhëtoni kërkohet dëshmi që keni qëndruar në Kosovë të paktën 5 ditë Foto: Ilustrim

Qeveria e Republikës së Sllovenisë ka lëshuar një urdhëresë që përcakton kushtet për hyrje në Republikën e Sllovenisë për shkak të kontrollit të sëmundjes infektive COVID-19. Dekreti hyn në fuqi në 19 Qershor dhe është i vlefshëm deri në 27 Qershor 2021.

Sipas dekretit të qeverisë sllovene Kosova së bashku me 12 shtete të tjera renditet në listën e gjelbër dhe të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Slloveni nuk janë të obliguar të karantinohen.

Mirëpo gjatë hyrjes për në shtetin slloven qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të dëshmojnë se kanë qëndruar në Kosovë të paktën pesë ditë para hyrjes në Slloveni.

Nëse ai nuk siguron provat përkatëse, ai konsiderohet se vjen nga një zonë në listën e kuqe të errët.

Ndryshe gjatë 24 orëve të kaluar nga 1.694 testime, 9 qytetarë në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.