Sllovenia ndryshon rregullat, nga 13 shtatori periudha e vetizolimit vetëm 10 ditë

Duke u bazuar në vendimet e Institucioneve të Republikës së Sllovenisë, Republika e Kosovës është ndër vendet që vazhdon të jetë në listën e kuqe të shteteve sa i takon situatës epidemiologjike rreth Covid-19, që do të thotë se të gjithë personat që vijnë nga Kosova në Slloveni, duhet t’i nënshtrohen një karantine të obliguar (vetizolimi).

Por, sipas vendimit të fundit të Qeverisë Sllovene, nga data 13 shtator 2020, periudha e vetizolimit do të jetë 10 ditë e jo më 14 ditë, shkruan SuharekaOnline.

Ky ndryshim hyn në fuqi të dielën më 13 shtator 2020 në mesnatë dhe të gjitha vendimet e karantinës (vetizolimit) të lëshuara para 13 shtatorit zgjasin për 14 ditë dhe nuk shkurtohen.

Për kalim transit, është paraparë që territori i Sllovenisë duhet të lëshohet brenda 12 orësh.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.