Vendos Sllovenia, nuk ka më karantinë për qytetarët që udhëtojnë nga Kosova

05.06.2021

Shteti slloven ka përditësuar sot listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së COVID-19 në të cilën bënte pjesë edhe Kosova. Sipas përditësitmit të fundit të datës 05 qershor 2021 Republika e Kosovës është larguar nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë, vendim sipas së cilit gjatë hyrjes në Slloveni nuk kërkohet […]

Vendos Sllovenia, nuk ka më karantinë për qytetarët që udhëtojnë nga Kosova Foto: Ilustrim

Shteti slloven ka përditësuar sot listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së COVID-19 në të cilën bënte pjesë edhe Kosova.

Sipas përditësitmit të fundit të datës 05 qershor 2021 Republika e Kosovës është larguar nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë, vendim sipas së cilit gjatë hyrjes në Slloveni nuk kërkohet karantinimi 10 ditor dhe nuk kërkohet test PCR.

Sipas portalit qeveritar të shtetit slloven GOV.si vendet që nuk janë në listën e kuqe të errët ose të kuqe, nuk ka rrezik të lartë të infektimit me SARS-CoV-2 dhe një person që mbërrin nga një zonë e tillë mund të hyjë në Slloveni pa u urdhëruar të karantinojë në shtëpi, nëse pas hyrjes ata dëshmojnë se kanë banuar të paktën 5 ditë me radhë në një zonë që nuk është në listën e kuqe të errët ose të kuqe, shkruan SuharekaOnline.

Nëse ata nuk janë në gjendje ta dëshmojnë këtë, trajtohen sikur po vijnë nga një zonë në listën e kuqe.

Nëse periudha është më e shkurtër se pesë ditë, personat duhet të japin prova për periudhën nga largimi i tyre nga Sllovenia deri në kthimin e tyre. Kjo do të thotë që personi i cili largohet nga Sllovenia dhe kthehet në më pak se pesë ditë nuk është e nevojshme të sigurojë prova të një qëndrimi të pandërprerë pesë-ditor pas kthimit të tij, por vetëm për periudhën kohore kur personi nuk ishte në Slloveni. Nëse ata nuk janë në gjendje të japin prova përkatëse, konsiderohet se ata vijnë nga një zonë në listën e kuqe ose të kuqe të errët.

Ndryshe gjatë 24 orëve të kaluar në Kosovë janë testuar gjithsej 2.295 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 7 raste pozitive