Koalicioni Skenari: Çfarë do të ndodh nëse LDK dhe VV shkojnë pa marrëveshje në Kuvend të enjten

Tashmë kanë mbetur edhe 2 ditë deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku këtë datë 26 dhjetor e ka caktuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, por dy partitë me më shumë vota në zgjedhjet e 6 tetorit, LDK e VV nuk kanë arritur ende një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ani pse këto dy subjekte politike janë pajtuar për programin se si do të udhëheqin, por pengesë për arritjen e një marrëveshje për qeverisje janë kërkesat për poste të caktuar, ku LDK ka ‘ngulur këmbë’ në postin e Presidentit, post i cili është i zënë dhe se do të lirohet në vitin 2021.

Por pasi që kanë mbetur edhe dy ditë deri në seancën konstituive të Kuvendit, shtrohet pyetja se çfarë mund të ndodh nëse këto dy parti politike në këtë seancë do të shkojnë pa ndonjë marrëveshje politike.

Një përgjigje e ka dhënë njohësi i rrethanave politike dhe procedurave përmes të cilave funksionojnë institucionet e vendit, Artan Murati përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka treguar një skendar se çfarë ka mundësi të ndodh nëse LVV e LDK nuk pajtohen që të shkojnë bashkë në seancë dhe nëse nuk votohet kryetari i Kuvendit.

Ai ka prezantuar tri skenaret e mundshme duke thënë se i pari, më i miri: arrihet marrëveshja e koalicionit. Zgjedhja e Kryetarit dhe e Kryesisë bëhet shpejt dhe thjeshtë. Deputetët betohen, konstituimi kryhet.

Ndërsa skenari i dytë: nuk ka marreveshje. VV e propozon kandidatin për Kryetar Kuvendi. Nëse votohet, mirë. Nëse nuk votohet, fillojnë telashet. Rregullorja e Punës së Kuvendit nuk parasheh çka ndodhë nëse votimi është negativ. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se propozimin për Kryetar të Kuvendit e mbanë ekskluzivisht grupi më i madh parlamentar, qe i bie Lëvizja Vetevendosje. Nese nuk kalon i pari, duhet konsensus për emrin e propozimit tjetër të VV-së.

Skenari i tretë, më i keqi: Meqenëse nuk ka afat për konstituim të Kuvendit, dhe meqenëse veç LVV e ka të drejtën për propozim të emrit për Kryeparlamentar, seanca mund të bllokohet. VV nuk paraqet propozim, ose nuk merr pjesë në seancën konstituive. Këtu fillojnë lojërat tjera politike.

Në fund Murati tha se shpresoj që do të ndodhë skenari i parë. Nuk kemi kohë për të humbur, as edhe një ditë të vetme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.