Skandali me këshilltarin, ish-Ministrja e Drejtësisë kërkon dorëheqjen e Selim Selimit

06.10.2020

Ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka kritikuar ministrin aktual të kësaj ministrie, Selim Selimin që pak minuta më parë ka thënë se pas raportimit të mediave e ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit, Enis Qerkën. Albulena Haxhiu në facebook ka thënë se në fakt, Ministri Selimi do të duhej të jepte dorëheqje. ‘Për këtë […]

Skandali me këshilltarin, ish-Ministrja e Drejtësisë kërkon dorëheqjen e Selim Selimit Foto: Ilustrim

Ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka kritikuar ministrin aktual të kësaj ministrie, Selim Selimin që pak minuta më parë ka thënë se pas raportimit të mediave e ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit, Enis Qerkën.

Albulena Haxhiu në facebook ka thënë se në fakt, Ministri Selimi do të duhej të jepte dorëheqje.

‘Për këtë në secilin shtet normal, Ministri do të duhej të jepte dorëheqje. Sot Ministri që këshillohej nga ai që ishte zënë me 113 kg drogë, paska thënë që pas raportimit në medie e ka liruar nga detyra këshilltarin. Pra meqë mediat paskan raportuar se përndryshe as nuk do të bëhej fjalë për lirimin e tij. Si ka mundësi që vendos nënshkrimin për një këshilltar që nuk e di se kush është? Në faqen e Ministrisë së Drejtësisë janë vendimet për këshilltarët tjerë por jo edhe për këtë. Kjo vërteton që Ministri e ka ditur por nuk u thotë JO atyre që e kanë vendosur në krye të Ministrisë”, ka shkruar Haxhiu.

Kujtojmë se Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se ka liruar nga detyra e këshilltarit, Enis Qerkën, i cili ishte i arrestuar në vitin 2018 nën dyshimin se ishte kapur me 113 kilogramë narkotikë.

Selimi përmes një postimi në Facebook, vetëm pak kohë pasi e emëroi këshilltar Qerkën, njoftoi se po e liron nga detyra atë pas raportimit të medieve.

“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”,ka shkruar shkurt Selimi.