S’ka takim Thaçi – Kurti, dekreti dërgohet me letër në Kuvendin e Kosovës

20.01.2020

Sot nuk do të ketë takim midis presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe të propozuarit për mandatar, liderit të VV-së, Albin Kurti. Presidenti i Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi pëmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër është dërguar zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së […]

S’ka takim Thaçi – Kurti, dekreti dërgohet me letër në Kuvendin e Kosovës Foto: Kreu i LVV'së, Albin Kurti dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi - Presidenca e Kosovës

Sot nuk do të ketë takim midis presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe të propozuarit për mandatar, liderit të VV-së, Albin Kurti.

Presidenti i Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi pëmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër është dërguar zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndër të tjerash Presidenti Thaçi tha se ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. HTH