S’ka material për letërnjoftime, ja kur pritet të merrni të rinjtë

25.02.2021

Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u përballur me pritje të mëdha për t’u pajisur me letërnjoftime, kjo pasiqë ka mungesë të materialeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). Pritje të tilla qytetarët kanë pasur edhe gjatë muajve shtator dhe tetor të vitit të kaluar. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në një […]

S’ka material për letërnjoftime, ja kur pritet të merrni të rinjtë Foto: Ilustrim

Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u përballur me pritje të mëdha për t’u pajisur me letërnjoftime, kjo pasiqë ka mungesë të materialeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Pritje të tilla qytetarët kanë pasur edhe gjatë muajve shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në një përgjigje për IndeksOnline kanë theksuar se kontrata për furnizim me dokumente është nënshkruar, por për shkak të materialit i cili është mjaft i ndjeshëm gjatë bartjes, janë krijuar vonesa të tilla.

Po ashtu nga kjo ministri kanë thënë se edhe pandemia me COVID-19 ka ndikuar në vonesa për furnizim.

Mirëpo, në përgjigje, MPB bëri të ditur se të hënën do të behet furnizimi me material për letërnjoftime.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka të nënshkruar një kontratë për furnizim me dokumente me kompaninë Gjermane ,,Veridos”. Prandaj  ju informojmë se ky material është mjaft i ndjeshëm dhe kërkon trajtim të veçantë, sidomos gjate bartjes. Për momentin kemi edhe një sasi të materialit për letërnjoftim.

Për shkak të rrethanave të ditura të pandemisë kemi vonesë në furnizim, por tani kemi konfirmim zyrtar që të hënën do të behet furnizimi me material për letërnjoftime”, thuhet në përgjigjen për IndeksOnline.