✒️ S’ka marrëveshje VV-LDK, nesër takimi i radhës

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Msutafa.

Pas takimit para medieve folën Avdullah Hoti nga LDK-ja dhe Glauk Konjufca nga VV-ja të cilët konfirmuan avancimin drejt marrëveshjes, porqë nuk dhanë diçka më konkrete, raporton EkonomiaOnline

Konjufca tha se jemi pajtuar që takimet tona ty jenë më të shpeshta dhe se nesë do të takohemi përsëri.

“U pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta, dhe për këtë arsye nesër sërish do të takohemi dhe do t’i diskutojmë pozicionet biseduese në të cilat përfundoi takimi i sotëm dhe kështu mund t’iu them se për takimin e nesërm. Ky takim nuk do të ndodhte sikur pozicionet tona të mos përafroheshin. Ka disponim prej të dy palëve të marrëveshja të arrihet. Ne jemi të pakënaqur me ndërrimin e datës së konstituimit të Kuvendit sepse presidenti nuk ka dhënë asnjë shpjegim”, tha Konjufca.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.