Ka përfunduar takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku edhe ky takim si çdo takim tjetër përfundoi pa marrëveshje.
Megjithatë këto dy subjekte politke kanë kohë edhe 5 ditë për arritje të ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje pasi që më 26 dhjetor është dita kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Takimi i sotëm mes Kurtit e Mustafës rezultoi pa sukses, ku ky i fundit i kishte propozuar kreut të VV-së një ofertë, ku thuhej që kur ta merr LDK postin e presidentit, i kthehet një ministri VV-së, pra bëhen 6 me 4.
Burime të Gazeta Blic, brenda takimit, kanë bërë me dije, që Mustafa, i ka thënë Kurtit, se mund të ketë marrëveshje, vetëm në qoftëse presidenti i takon LDK-së dhe në momentin kur të zgjidhet ky post, LDK t’ia kthejë VV-së një ministri.
Por, ofertën e propozuar nga kreu i LDK-së e ka refuzuar kryetari i VV-së, Albin Kurti.
“Ende qatu jemi te cështja e presidentit. Isa (Mustafa) e dha propozimin që kur ta merr LDK presidentit, i kthehet një ministri VV-së, pra bëhen 6 me 4. Por, që s’ka pajtim ende nga VV për këtë ofertë”, i ka thënë ky burim GazetësBlic.