Situata në veri, Presidentja Osmani: Kosova vetëm po e përmbush një aspekt ligjor

29.09.2021

Vonesat në këtë proces, sipas Presidentes Osmani e zbehin kredibilitetin e BE-së. Presidentja Osmani, në takim me presidenten e KE-së, ka ritheksuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar që BE-ja t`i mbajë premtimet ndaj Kosovës dhe që shtetet anëtare të BE-së ta respektojnë rekomandimin e Komisionit Evropian. […]

Situata në veri, Presidentja Osmani: Kosova vetëm po e përmbush një aspekt ligjor Foto: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani / Presidenca e Kosovës

Vonesat në këtë proces, sipas Presidentes Osmani e zbehin kredibilitetin e BE-së.

Presidentja Osmani, në takim me presidenten e KE-së, ka ritheksuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar që BE-ja t`i mbajë premtimet ndaj Kosovës dhe që shtetet anëtare të BE-së ta respektojnë rekomandimin e Komisionit Evropian.

Presidentja Osmani dhe Presidentja Von der Leyen diskutuan për mbështetjen që Republika e Kosovës do të marrë nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investues në kontekst të investimeve në arsim, zhvillim të qëndrueshëm, rritje ekonomike, si dhe fuqizimit të të rinjve e grave.

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë në veriun e vendit ku prej disa ditësh ka nisur zbatimi i reciprocitetit me targa me Serbinë, si masë e barabartë e trajtimit të palëve.

LEXO EDHE:  Osmani takon Senatorin Ted Cruz në Washington DC: Thekson rëndësinë e partneritetit me SHBA-në


Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vetëm po e përmbush një aspekt ligjor dhe se nuk ka asnjë tendencë nga pala kosovare për ta tensionuar situatën e sigurisë. Përkundrazi, sipas Presidentes Osmani një tendencë e tillë, po shpërfaqet hapur nga pala serbe, e cila e ndikuar edhe nga qarqet ruse po përpiqet të shkaktojë destabilizim në gjithë rajonin e Ballkanit.

Për këtë shkak, Presidentja Osmani ka kërkuar që i gjithë faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim. Ndërkaq sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është palë konstruktive dhe se fundi i tij duhet të jetë me njohje të ndërsjellë, si e vetmja zgjidhje për paqe të qëndrueshme në rajon.

Etiketat