Situata me Covid-19, shtyhet afati i lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve

12.01.2021

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka bërë një njoftim për të gjithë pensionistët dhe veteranët që janë përfitues të skemave të kategorive të dala nga lufta. Reçica ka thënë se me qëllim të ruajtjes së shëndetit, është shtyrë afati për paraqitje në zyrat e administarës së pensioneve deri më 31 mars. Njoftimi […]

Situata me Covid-19, shtyhet afati i lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve Foto: Ilustrim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka bërë një njoftim për të gjithë pensionistët dhe veteranët që janë përfitues të skemave të kategorive të dala nga lufta.

Reçica ka thënë se me qëllim të ruajtjes së shëndetit, është shtyrë afati për paraqitje në zyrat e administarës së pensioneve deri më 31 mars.

Njoftimi i tij i plotë:

Të dashur pensionistë, veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, ju njoftoj se kemi shtyrë afatin e paraqitjes në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.

Andaj ju lutem që deri më 31.03.2021 të mos paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë.

Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve, posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dala nga lufta.