Situata me COVID-19, Hoti mbanë konferencë sot në orën 17:00

01.12.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajë sot konferencë për media, ku do të diskutojë për situatën epidemiologjike në vend. Njoftimin e ka bërë zyra e kryeministrit Hoti, teksa bëhet e ditur se konferenca do të nisë në orën 17:00. Hoti më herët kishte paralajmëruar se do të merren vendime të reja nëse masat […]

Situata me COVID-19, Hoti mbanë konferencë sot në orën 17:00 Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajë sot konferencë për media, ku do të diskutojë për situatën epidemiologjike në vend.

Njoftimin e ka bërë zyra e kryeministrit Hoti, teksa bëhet e ditur se konferenca do të nisë në orën 17:00.

Hoti më herët kishte paralajmëruar se do të merren vendime të reja nëse masat të cilat janë momentalisht nuk do të tregojnë rezultat.

Masat anti-COVID kishin hyrë në fuqi para dy javësh, ku komunat e Kosovës u kategorizuan në tri gurpe.

Kujtojmë që Komuna e Suharekës bënë pjesë në grupin e dytë të vendeve me rrezik të mesëm. Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.

Ndryshe, brenda një jave në Komunën e Suharekës janë identifikuar 96 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.