Situata me COVID-19, Ambasada e Kosovës në Gjermani del me njoftim të ri

Situata me COVID-19, Ambasada e Kosovës në Gjermani del me njoftim të ri
Eurolinda Zenelaj

23.03.2021 / Lajme

Udhëheqësit gjermanë kanë rënë dakord që të zgjasin masat e bllokimit për shkak të coronavirusit të vendit deri më 18 prill për të përmbajtur një valë të re infeksionesh dhe për të forcuar masat për një periudhë pesë-ditore gjatë pushimeve të Pashkëve.

Gjithashtu edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka njoftuar se masat e mëparshme kundër pandemisë COVID-19 në Gjermani do të shtyhen deri më 18 prill.

Njoftimi i plotë:

Masat e mëparshme kundër pandemisë COVID 19 në Gjermani do të shtyhen deri më 18 prill. Gjatë Pashkëve duhet të ketë një zvogëlim shumë të gjerë në të gjitha kontaktet për disa ditë.

Arsyeja për këtë është rritja e shpejtë e numrit të infeksioneve për shkak të variantit të virusit B.1.1.7 që tani është mbizotëruese në Gjermani. Këtë marrëveshje e arriti Kancelarja Merkel në takimin me Kryeministrat e 16 Landeve gjermane.

Masat e deritashme që ishin në fuqi do të vlejnë deri me datën 18 Prill (mbajtja e maskave medicinale e FFP2 me rastin e blerjeve, ruajtja e distancës etj.) Reduktimi i vizitave vetëm mes dy amvisërive.

Është vendosur që të hyn në fuqi masa e “frenave emergjentë” në rast se në rrethe kalohet numri prej 100 të infektuarve në mbi 100.000 banorë brenda 7 ditëve të javës.

Është vendosur që të Enjten dhe Shtunën e 1 dhe 3 Prillit të ketë ndalim të kontakteve në tërë Gjermaninë në mënyrë që të realizohet Moto e Qeverisë “Ne rrijmë në Shtëpi”

Qeveria e Gjermanisë apelon tek qytetarët e saj të përmbahen nga udhëtimet në kohë të këtyre pushimeve. Aviokompanive u është dhënë obligimi të mos lejojnë udhëtarë në Gjermani pa testime.

Testimet do të aplikohen edhe në Shkolla dhe Çerdhe si dhe bizneseve. Këshillohet të ruhet distanca me të moshuarit.

RAPORTO