Situata ekonomike e bënë të nevojshme rishikimin e pagës minimale

02.03.2022

Sipas tyre, çdo vendim i pa analizuar mirë, do të kthehet në ndëshkim të punëtorëve nga ana e bizneseve dhe rritje të informalitetit.   Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale. Ai ka shkruar se për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Si […]

Situata ekonomike e bënë të nevojshme rishikimin e pagës minimale Foto: Ilustrim

Sipas tyre, çdo vendim i pa analizuar mirë, do të kthehet në ndëshkim të punëtorëve nga ana e bizneseve dhe rritje të informalitetit.  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale. Ai ka shkruar se për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Si hap i parë, sipas tij, është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e kësaj page. Edhe shoqatat e bizneseve  vlerësojnë se para se të merret vendimi për rritjen e pagës minimale, duhet të merren parasysh disa faktorë.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, në një prononcim për Radio Kosovën, bënë thirrje për çdo shmangie të kompensimeve të çfarëdo kategorie, nga e cila do të pësonin tatimpaguesit.

“Të shmanget çfarëdo lidhshmërie ndërmjet ngritjes së pagës minimale dhe kompensimeve për çfarëdo kategorie. Me legjislacionin aktual, qeveria duhet të kishte parasysh që të mos shkakton krizë buxhetore dhe të mos rriste shpenzimet e buxhetit të vendit për këto kategori sociale e në kurriz të tatimpaguesve”, tha ai.

Ndërkohë, kryetari i Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi vlerëson se çdo vendim i pa analizuar mirë, do të kthehet në ndëshkim të punëtorëve nga ana e bizneseve dhe rritje të shkallës së  informalitetit.  

“Qeveria e Kosovës me infrastrukturën ligjore duhet të krijojë kushte që çdo rritje e pagave të mos dëmtojë bizneset me detyrim të largimit të punëtorëve, apo mbyllje të biznesit që afekton drejtpërdrejt me punëtorët të cilët mbesin pa punë.”, tha ai.

Rritja e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndodhur që nga viti 2011. Aktualisht paga minimale në vendin tonë është e ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit deri në 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi këtë moshë. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka kërkuar që paga minimale të mos jetë nën 350 euro.

Kurse, Sindikata e Punëtorëve së Sektorit Privat ka njoftuar se duke marrë parasysh rritjen e çmimeve për shumicën e artikujve bazik që kanë ndodhur në muajt e fundit, nuk do të pranojnë pagë minimale nën 400 euro.