Situata e përgjithshme me COVID-19 në Kosovë

32 raste u konfirmuan mbrëmë si të infektuar me COVID-19 në disa prej rajoneve të Kosovës.

Kësisoj ky numër bëri që në përgjithësi në vend numri i të prekurve me koronavirus të shkojë në 763.

Por nëse llogarisim shifrën e të shëruarve, atëherë i bie që numri i saktë i të prekurve është 597, pasi deri tani janë shëruar 166 persona.

Pra në gjithë Kosovën deri tani janë të infektuar 597 njerëz, ku gjëja më e mirë që do t’i ndodhte vendit është të gjithë të arrijnë të mundin këtë virus.

Për nga numri i të infektuarve qyteti i Ferizajt vazhdon të ketë numrin më të lartë, komuna kjo e karantinuar bashkë me disa qytete të tjera.

Por mbrëmë numrin më të madh sa i përket personave të infektuar e pati Peja, me gjithsej 23 raste, raporton Indeksonline.

Gjatë ditës së djeshme humbi jetën edhe një 44 vjeçar nga Malisheva e Gjilanit, pas infeksionit me virusin korona, por që i njëjti pati edhe probleme të tjera shëndetësore. Numri i të vdekurve nga ky virus ka shkuar në 21, duke shpresuar që të ndalojë me kaq dhe se numri mos të rritet.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbrëmë ka deklaruar se me datën 30 të këtij muaji do të risihikohet mundësia për ndryshimin e masave të ndalimit të qarkullimit, të cilat tash janë vetëm një orë e gjysmë dalje në dite për të kryer shërbimet e nevojshme

Institucionet shëndetësore në vend kanë vazhduar të përcjellin mesazhin e tyre për mbajtje të higjienës, dalje sa më të pakta në mënyrë që të mbrojmë veten, familjen dhe gjithë shoqërinë.

RAPORTO