Sistemi i gjendjës civile në Suharekë, jashtë funksionit gjatë tërë javës

Sistemi i gjendjës civile në Suharekë, jashtë funksionit gjatë tërë javës
F K

13.08.2019 / Lajme

Komuna e Suharekës, gjatë tërë javës së kaluar ka pasur telashe më sistemin e gjendjës civile, i cili menaxhohet nga ASHI-ja.

Ku si pasojë e kësaj mangësie, Zyra e Gjendjes Civile nuk ka arritur të ofrojë shërbime për qytetarë, të cilat pastaj kanë krijuar radhë të gjata të pritjes.

E me këtë telash po përballen dhe sot, ku komuna kërkon ndjesë për situatën e krijuar, si dhe lutet qe qytetarët të orientohën në dy E-kiosket.

Njoftim i plotë i komunës:

Të nderuar qytetarë
Ju njoftojmë se sistemi i gjendjës civile, i cili menaxhohet nga ASHI-ja si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë tërë javës nuk ka funksionuar siç duhet. Si pasojë e kësaj mangësie Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Suharekës nuk ka arritur të ofrojë shërbime për qytetarë, të cilat pastaj kanë krijuar radhë të gjata të pritjes. Ju njoftojmë se edhe tani nuk është rikthyer në funksion ky system. Ne ju kërkojmë ndjes për situatën e krijuar pa fajin tonë dhe ju propozojmë që të frekuentoni sa më shumë dy E – kiosket tona, të cilat ofrojnë shërbime të mira dhe të lehta.Ato janë në funksion 24/7 .

Ju falemnderit paraprakisht për mirëkuptimin!

RAPORTO