Sistemi arsimor në Kosovë është në gjendje kritike

20.01.2020

Gjendja e sistemit arsimor në Kosovë në dy vitet e fundit nuk është përmirësuar. Të paktën kështu u tha në një konferencë të organizuar nga Zyra e BE-së si dhe nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në kuadër të projektit “Rrjeti i Kosovës për punësim dhe arsim”. Po ashtu me këtë rast u prezantua […]

Sistemi arsimor në Kosovë është në gjendje kritike Foto: Ilustrim

Gjendja e sistemit arsimor në Kosovë në dy vitet e fundit nuk është përmirësuar.

Të paktën kështu u tha në një konferencë të organizuar nga Zyra e BE-së si dhe nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në kuadër të projektit “Rrjeti i Kosovës për punësim dhe arsim”.

Po ashtu me këtë rast u prezantua raporti i monitorimit për zbatimin e “Planit Strategjik të Arsimit në Kosovës 2017 – 2021”.

Luigi Brusa, shefi i Zyrës për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se situata në arsim nuk është përmirësuar në këto dy vite, madje gjendja sipas tij, ndodhet në zonën kritike.

Brusa tha se gjendja në nivelin e ulët dhe të mesëm nuk është aspak e mirë, dhe situatë hiq më e mirë nuk është as në nivelin e lartë.

Po ashtu ai tha se: “MASHT duhet të fokusohet në vitet e ardhshme në këto lloj reforma tjetër me rëndësi me identifikimin në përmirësimin e pjesëmarrjes në nivelin parashkollor, rishikimin e formulave të ndryshme, ndryshimi i legjislacionit në mbështetje të strategjisë. Po ashtu përmirësimi i koordinimi me institucionet lokale”.

Se gjendja në arsim nuk është e mirë e thanë edhe përfaqësuesit e ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Fadile Dyla nga ky institucion kërkoi përkrahje për përmirësim në fushën e arsimit.

E drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim, Dukagjinë Pupovci derisa foli për projektin tha se problem  madhor i politik bërjes në Kosovë është implementimi. Sipas tij, nga shpallja e pavarësisë se Kosovë në vitin 2008, është zvogëluar numri i nxënësve për 20 përqind, kurse numri i mësimdhënësve është rritur për 3 përqind.