Sipas SBASHK-ut nga 14 Janari grevë e përgjithshme në arsim

28.12.2018

Rrahman Jasharaj, Kryetari i SBASHK njoftoi se greva e djeshme mbi 99% e institucioneve arsimore i janë përgjigjur kësaj greve të organizuar nga SBASHK. Rrahman Jasharaj dje ishte i ftuar në një intervistë në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ai shprehi se kjo grevë ishte veprimi i fundit paralajmërues për Qeverinë, dhe nëse nuk […]

Sipas SBASHK-ut nga 14 Janari grevë e përgjithshme në arsim Foto: Ilustrim

Rrahman Jasharaj, Kryetari i SBASHK njoftoi se greva e djeshme mbi 99% e institucioneve arsimore i janë përgjigjur kësaj greve të organizuar nga SBASHK.

Rrahman Jasharaj dje ishte i ftuar në një intervistë në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ai shprehi se kjo grevë ishte veprimi i fundit paralajmërues për Qeverinë, dhe nëse nuk ka asnjë reflektim nga Qeveria për korrigjimin e koeficientit të pagës për sistemin e arsimit, do të merren masa radikale nga SBASHK duke filluar me grevë të përgjithshme nga 14 Janari.

Rrahman Jasharaj tha se ky është vendim i SBASHK-ut dhe nëse nuk plotësohen këto kërkesa nga 14 Janari nuk do të filloj gjysmë viti shkollor me mësim por me grevë të përgjithshme, pra kjo grevë nëse zhvillohet nga 14 Janari nuk do të ketë kohë të caktuar, por do të zgjasë derisa Qeveria do ti korrigjoj koeficientin e pagës për sistemin e arsimit.

“Është vendim i SBASHK-ut se nëse nuk plotësohen kërkesat nga 14 janari nuk do të fillohet gjysmë viti shkollor me mësim por me grevë të përgjithshme, e cila do të jetë në kohë të pacaktuar derisa institucionet nuk i plotësojnë kërkesat legjitimi të punëtorëve të arsimit”.

Jasharaj shprehi keqardhje nga Qeveria sepse nuk kanë marrë për bazë vërejtjet e SBASHK-ut, dhe kanë votuar projektligjin e pagave. Gjithashtu Jasharaj tha se SBASHK ka pasur një takim me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ai ka premtuar se koeficientët do të ndryshojnë.

Jasharaj tha se “Kemi pasur edhe një takim edhe me kryeministrin Haradinaj i cili është ndier keq duke pranuar se në projektligjin e pagave sistemi arsimor është renditur keq, duke premtuar se koeficientët do të ndryshojnë”.

Gjithashtu Jasharaj tha se SBASHK-u me MASHT-in kanë pikpamje të përafërta për koeficientin e pagave.

“Qeveria mund të reflektojë dhe të korrektojë koeficientin e pagave, përndryshe nga 14 janari do të ketë grevë të përgjithshme”, deklaroi ndër të tjera Rrahman Jasharaj.