Sipas projektligjit të ri për paga këto janë pagat në FSK, Polici dhe Shërbimin Zjarrfikës të Kosovës

25.01.2019

Në ditët e fundit po fliten shumë pagat dhe ligji për pagat, ku madje edhe shumë sektorë kanë hyrë në grevë, për shkak të rritjes së koeficientit të pagave deri në 30%. Po ashtu, edhe shumë subjekte opozitare kanë kundërshtime rreth këtij projektligji. Me këtë projektligj të ri për paga po synohet që të adresohen […]

Sipas projektligjit të ri për paga këto janë pagat në FSK, Polici dhe Shërbimin Zjarrfikës të Kosovës Foto: Ilustrim

Në ditët e fundit po fliten shumë pagat dhe ligji për pagat, ku madje edhe shumë sektorë kanë hyrë në grevë, për shkak të rritjes së koeficientit të pagave deri në 30%. Po ashtu, edhe shumë subjekte opozitare kanë kundërshtime rreth këtij projektligji.

Me këtë projektligj të ri për paga po synohet që të adresohen probleme në sistemin e pagave, por kundërshtime të mëdha ka rreth këtij projektligji.

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) përpos statusit që do ti ndryshojë kësaj force do ti ndryshohen edhe pagat, por vetëm FSK-së nuk do ti ndryshohet paga, do ti ndryshohet edhe pjestarëve të Policisë së Kosovës, dhe Shërbimit Zjarrfikës të Kosovës.

Sipas projektligjit të ri Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të ketë pagat si vijon: Nënkoloneli i FSK-së – 1123 Euro, koeficienti i bie 4.70, Majori i FSK-së – 1027 Euro, koeficienti i bie 4.30, Kapiteni i FSK-së – 932 Euro, koeficienti i bie 3.90, Togeri i FSK-së – 836 Euro, koeficienti i bie 3.50 dhe Ushtari i FSK-së – 430 Euro, koeficienti i bie 1.80.

Ndësa sipas projektligjit të ri Policia e Kosovës do të ketë pagat si vijon: Nënkoloneli dhe Majori – 717 Euro, koeficienti i bie 3.0, Togeri – 501 Euro, koeficienti 2.10, Polici – 370 Euro, koeficienti 1.55.

Kurse, Zjarrfikësve të Kosovës, edhe pse kanë rrezikshmëri të madhe në vendin e punës, paga e tyre është 346 Euro, që koeficienti i bie të jetë 1.45.