Sipas mediumit italian Kosova është e zhytur në mbeturina

28.04.2021

Mediumi italian i cili merret me ekologjinë lanuovaecologia ka shkruar një artikull për Kosovën në lidhje me sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë. Në artikull shkruan se si Kosova  një shtet me më pak se dy milion banorë, ajo ka rreth 1,500 qendra të banuara dhe 1,572 deponi të paligjshme. “Kosova ka një problem […]

Sipas mediumit italian Kosova është e zhytur në mbeturina Foto: Ilustrim

Mediumi italian i cili merret me ekologjinë lanuovaecologia ka shkruar një artikull për Kosovën në lidhje me sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.

Në artikull shkruan se si Kosova  një shtet me më pak se dy milion banorë, ajo ka rreth 1,500 qendra të banuara dhe 1,572 deponi të paligjshme.

“Kosova ka një problem të madh me asgjësimin dhe menaxhimin e mbeturinave. I banuar nga më pak se dy milion njerëz, i shpërndarë në një zonë të barabartë me atë të Abruzzo, vendi ka 38 komuna për rreth 1,500 qendra të banuara. 

Tutje në artikull flitet për raportet nga Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Agjencia Evropiane e Mjedisit rreth qështjes së mjedisit.

Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit merret me monitorim, informim dhe raportim efikas mjedisorë, për një mjedis të shëndetshëm dhe rritje ekonomike të qëndrueshme.

“Sipas një raporti të vitit 2018 nga Ammk, agjencia kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, ka 1,572 deponi ilegale të shpërndara në mes të zonave urbane dhe rurale të tërë Kosovës”.

Agjencia Evropiane e Mjedisit raportoi se “sistemi i menaxhimit të mbeturinave në Kosovë nuk është as efikas dhe as i zhvilluar mirë”

Kosova nuk ka masa të mjaftueshme për trajtimin dhe riciklimin e materialeve të mbetjeve, infrastrukturat mungojnë, ka një mungesë të monitorimit të aktiviteteve dhe investimet e nevojshme për të ndryshuar trendin janë gjithashtu të pakta.

Gjithashtu mungesa e bashkëpunimit midis institucioneve gjithashtu bën që autoritetet lokale të luftojnë për të ofruar shërbime themelore, si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane.

Në artikull tutje flitet edhe për organizatën “Ta pastrojmë Kosovën” dhe angazhimin e saj në lidhje me pastrimin e hapësirave të gjelbra nga mbeturinat.

“Këto deponi ilegale mund të gjenden kudo në hapësirat publike: afër rrugëve, në zona të ndërtuara, por edhe në male dhe përgjatë lumenjve”, argumenton presidenti i Ta Pastrojmë Kosovën (Ta bëjmë! Kosovë), Luan Hasanaj.