Sipas Kryetarit Muharremaj zonat e Suharekës që po marrin flakë janë të qëllimshme

Disa zona të Suharekës kanë filluar të djegën, ku sipas kryetarit të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj këto zjarre janë të qëllimshme.

Këtë lajm e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj, i cili tha se kjo është një zjarrëvënie e qëllimshme.

Sipas Muharremajt nga këto raste janë duke u shkaktuar dëme të mëdha.

“I apeloj Komandantit të Policisë, zjarrfikësve, pylltarëve dhe institucioneve të tjera, që të kenë kujdes dhe të jenë syqelë ndaj dëmtuesve duke qenë vigjilent në zbatimin e ligjit”.

“Është e rëndësishme që edhe qytetarët ti njoftojnë organet përkatëse, duke i denoncuar të gjithë shkelësit para ligjit. Ambienti është jetik dhe ne duhet ta ruajmë atë”, shkruan Muharremaj në rrjetin social Facebook.

RAPORTO