Sipas Kryeministrit Haradinaj, shantazhit të Beogradit po i vie fundi!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj ka thënë se aplikimi i rreth 40 serbëve për t’u bërë ushtarë të Kosovës dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të serbëve të Kosovës nga Beogradi po i vjen fundi.

Haradinaj tha se kjo është shenjë e qartë e integrimit dhe mirëbesimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe tregon se ka vullnet të bashkëqytetarëve serbë që  të integrohen në strukturat e Kosovës së 17 shkurtit, transmeton RTK.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook.

Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
RAPORTO