Sindikatat të pakënaqura pas takimit me Kurtin për Ligjin e pagave, paralajmërohen edhe greva

04.03.2020

Pas një orë e gjysmë ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me  përfaqësuesit e sindikatave të cilët po kërkojnë që në buxhetin për vitin 2020 të përfshihet implementimi i Ligjit për Paga, këta të fundit u shprehen të pakënaqur me rezultatet e takimit. Ata po kërkojnë qe ligji për paga të implementohet në tërësi […]

Sindikatat të pakënaqura pas takimit me Kurtin për Ligjin e pagave, paralajmërohen edhe greva Foto: Ilustrim

Pas një orë e gjysmë ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me  përfaqësuesit e sindikatave të cilët po kërkojnë që në buxhetin për vitin 2020 të përfshihet implementimi i Ligjit për Paga, këta të fundit u shprehen të pakënaqur me rezultatet e takimit.

Ata po kërkojnë qe ligji për paga të implementohet në tërësi e jo pjesërisht, raporton Ekonomia Online.

Përderisa nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) kanë thënë se grevat janë të pashmangshme, Sindikata e Shëndetësisë kanë thënë se do ta presin qeverinë që të reflektojë.

Blerim Syla nga Sindikata e Shëndetësisë tha se nga kryeministri nuk kanë marrë përgjigjen e dëshiruar, por vetëm një përgjigje gjysmake.

“Siç e dini përfaqësuesit e pesë sindikatave kemi qenë në takim me kryeministrin, ministrin e financave dhe zëvendëskryeministrin. Kërkesa jonë ka qenë të përfshihet kostoja eventuale e ligjit të pagave në  projekt buxhetin për vitin 2020. Pas një diskutimi të gjatë konstruktiv kemi marrë informacione nga dora e parë secili nga ne ka treguar brengat që përballen dhe argumentet qe ky ligj duhet të kalojë”, tha Syla.

Ai ka thënë se kanë kërkuar nga kryeministri,  garanci që në projekt buxheti parashihet kostoja financiare e këtij ligji.

“Nuk kemi marrë përgjigjen që e kemi pritur,  kemi marrë një përgjigje gjysmake. Nuk e kemi marrë nje kosto që duhet të jetë për ligjin e pagave, mirëpo kemi marrë premtim që nëse ky ligj kalon atëherë qeveria do ulet dhe do ta diskutoje dhe do gjejë kohë t’i pagat e sektorit publik”, tha Syla.

Ai thotë se përgjigja e tyre ka qenë se mjetet janë të parapara vetëm pjesërisht.

“Përgjigja e qeverisë ka qenë se nuk janë të parapara të gjitha mjetet por vetëm pjesërisht. Nga ministri i financave kemi që janë të parapara diku 36 milionë si rezerve nëpër komuna. Nuk kemi një kosto totale cila do të përfshihet në projektbuxhetin”, shtoi Syla.

Syla ka thënë se do t’i japin kohë qeverisë  që të reflektojë. Brengosëse sipas tij është se qeveria nuk ka një plan B, nëse nuk kalon ky ligj.

“Brengosëse që nëse nuk kalon ky ligj nuk kemi një plan B nga qeveria, reagimet do te jenë të konsoliduara që situata mos të dal nga kontrolli dhe mandej të dalin edhe grupe anarkike të cilat nuk ia kisha deshiruar asnjë vendi”, u shpreh ai

Ndërsa, Rrahman Jasahraj nga SBAShK-u, tha se nuk janë të kënaqur me takimin që patën me kryeministrin Kurti.

“Nuk jemi të kënaqur me takimin, ngase ne kemi pritur të na garantohet buxheti i dëshiruar dhe i nevojshëm që do të jetë i planifikuar në mënyrë që të jetë mbështetje për funskionalizimin e ligjit të pagave. Ajo qe na u tha ato miliona nuk janë të mjaftushëm për ta implementuar ligjin e pagave”, tha ai

Jasharaj tha se po presin që ligji të jetë i zbatueshëm.

“Ajo që i duhet qeverisë dhe të gjithëve t’i  kuptojë sindikatat si partner social që janë zë i të punësuarve. Kemi prit dhe po presim një verdikt të Kushtetueses se ligji të jetë i zbatueshëm dhe për këtë qeveria duhet të planifikojë mjetet. Nëse nuk ndodh pa dashjen tonë zërin e mësimdhënieve edhe të tjerëve do ta vënë në jetë”tha si

Ai tha se deklarimet se janari mund të kthehet nuk janë kërcënim por apel për qeverinë mos t’i ktheje në janarin e kaluar kur arsimi ishte ne bllokadë

“Nëse vazhdohet kështu grevat janë të pashmangshme dhe kështu besoj edhe për koleget tanë”, tha ai.  

Ai tha se qeveria Kurti duhet t’i respektojë sindikatat

“Ne duam që ligji i pagave nëse implementohen frytet t’i shohim që nga çerdhet e deri në shtet e jo pjesërisht. Qeveria Kurti duhet t’i respektojë sindikatat”, u shpreh ai.