Sindikatat synojnë realizimin e kërkesave vetëm me protesta, s’duan dhunë e shkatërrim të institucioneve

Sindikatat qe një kohë pakënaqësitë e tyre po i shprehin nëpërmjet protestave për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre.

Sindikatat synojnë realizimin e kërkesave vetëm me protesta, s’duan dhunë e shkatërrim të institucioneve

Por njëzëri përfaqësues të sindikatave janë të pajtimit se protestat nuk duhet të jenë të dhunshme dhe shkatërruese, pavarësisht se sipas tyre Qeveria e meriton këtë gjë.

Jusuf Azemi kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës ka thënë se të gjitha protestat duhet të jenë konform me ligjin dhe rregullat të cilat janë të parashtruara.


Tutje ai thonë se që nga paslufta ka pasur bllokadë nga institucionet, por që është kategorik kundër përdorimit të dhunës dhe dëmtimit ndaj institucioneve.

“Ne protestat i cilësojmë kur dy partner nuk ulen për t’i zgjidhur problemet që kanë, vetë fakti protestë bënë me dije se diçka nuk është në rregull. Ne si Sindikatë e Sektorit të Kosovës konsiderojmë që të gjitha protestat duhet të jenë konform në nivel me ligjin dhe rregullat të cilat janë të parashtruara”.

“Ne kemi bërë disa herë protesta, por asnjëherë nuk kemi bërë dhe nuk mendojmë se duhet të bërë protesta të dhunshme edhe pse shpesh herë udhëheqësit tan këtë e meritojnë , por mendoj se opinioni përreth nuk e meriton dhe askush në opinion nuk e dëshiron që dikush një guri ta gjuaj kundruall parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës. Por, a e meritojnë? E meritojnë! Megjithatë ne nuk e kemi atë kulturë, ne do ta kërkojmë drejtësinë dhe të drejtën tonë, por jo duke i sulmuar institucionet tona pasi që një kryeministër sot mund të jetë kokëfortë, nesër mendojmë që do të jetë një person adekuat dhe institucionet tona”.

Kurse Nexhat Llumnica kryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut, ka thënë se nga presioni i anëtarësisë së kësaj sindikate për shkak të kushteve jo të mira të punëtorëve po detyrohen të marrin pjesë në protesta.

Madje ai shtoi se që nga themelimi i kësaj sindikate janë organizuar 24 protesta, ndërsa dy ndaj kësaj Qeverie.

Tutje u shpreh se vetëm kur protestohet dëgjohen kërkesat e punëtorëve, raporton EO.

“Ne kemi zgjuar sindikatat, jo vetëm se kemi dashur t’i zgjojmë mirëpo kemi pasur presion prej anëtarësisë, pasi nevoja është e madhe për punëtorët dhe mosrespektimi i të drejtave ka qenë çdo herë dhe jemi të imponuar të bëjmë protesta ndoshta më shumë se kurrë, mirëpo nuk është se vetëm sot ne po bëjmë protesta”.

“…ne prej themelimit të Sindikatës së Re kemi pasur diku 24 protesta dhe vetëm dy të kësaj Qeverie të tanishme kështu që jemi në vazhdimësi duke kërkuar, nuk është se s’kemi realizuar asgjë, kemi realizuar shumë protesta, mirëpo e keqja e madhe në këtë vend është se vetëm kur protestohet dëgjohen kërkesat punëtorëve dhe jo më herët”.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë