Qeveria në detyrë t’i përfshijë edhe punëtorët pa kontrata pune në pakon financiare

02.04.2020

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, u ka kërkuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrit Besnik Bislimi që në pakon financiare të përfshihen edhe punëtorët pa kontrata. Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka deklaruar se numri i punëtorëve pa kontrata pune është i madh dhe ata mund të eskalojnë […]

Qeveria në detyrë t’i përfshijë edhe punëtorët pa kontrata pune në pakon financiare Foto: Ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, u ka kërkuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrit Besnik Bislimi që në pakon financiare të përfshihen edhe punëtorët pa kontrata.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka deklaruar se numri i punëtorëve pa kontrata pune është i madh dhe ata mund të eskalojnë nëse nuk përfshihen në stimulimin financiar.

Më tutje sindikata ka kërkuar që të ketë bashkëpunim me ta në mënyrë që gjindet një zgjidhje.

“Të nderuar edhe njëherë po kërkojmë nga ju që të keni parasysh stimulimin financiar punëtorëve që pa dëshirën e tyre kanë qenë pa kontrata pune dhe pa pagesë të kontributeve”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu në deklaratë thuhet se: “Numri është i madh dhe ata mund të eskalojnë, andaj kërkojmë nga ju që në bashkëpunim me neve sindikatën të gjejmë një zgjidhje.Ne  jemi në dispozicionin e juaj për bashkëpunim”.