Sindikata e Policisë: Rastet e suspendimeve të zyrtarëve policor janë shqetësuese, kërkojmë sqarim

05.02.2022

Për Sindikatën e Policisë, këto raste kanë qenë shqetësuese për ta, teksa bënë të ditur se do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit. “Sindikata e Policisë do të monitoroj çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policor qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e pa drejtë”, […]

Sindikata e Policisë: Rastet e suspendimeve të zyrtarëve policor janë shqetësuese, kërkojmë sqarim Foto: Ilustrim

Për Sindikatën e Policisë, këto raste kanë qenë shqetësuese për ta, teksa bënë të ditur se do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit.

“Sindikata e Policisë do të monitoroj çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policor qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e pa drejtë”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave janë marrë masa disiplinore ndaj shtatë policëve të Kosovës.

Ndryshe, më 3 shkurt në Suharekë janë suspenduar dy zyrtarë policorë dhe ndaj pesë zyrtarëve të tjerë iniciohet procedurë e brendshme disiplinore.

Me datë 03.02.2022, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria Rajonale e Prizrenit ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë dhe ndaj pesë zyrtarëve të tjerë ka iniciuar procedurë të brendshme disiplinore, të cilët kanë qenë të inkuadruar në realizimin e planit policor në asistencë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP-së) në komunën e Suharekës, me ç’rast kanë arrestuar një person për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Siç mëson SuharekaOnline zyrtarët policorë të cilët u suspenduan në këtë rast janë: rreshteri Reshat Balaj dhe polici Driton Fondaj.

Suspendimi i tyre është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast.

Lidhur me këtë rast ishin njoftuar Drejtoria e Standardeve Profesionale e PK-së dhe Inspektorati Policor (IPK).