Sindikata e Policisë kërkon të hetohen personat që lënduan sot policët në protestë

29.01.2022

Ai kërkoi nga organet e drejtësisë që menjëherë të veprojnë sipas procedurave ligjore  dhe të gjithë ata që i kanë sulmuar zyrtarët policor të hetohen zyrtarisht. Reagimi: Sot me datë 29.01.2022,në Sheshin “Skenderbeu” dhe para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prishtinē, është mbajtë protestë. Policia e Kosovës, në përputhje me autorizimet ligjore […]

Sindikata e Policisë kërkon të hetohen personat që lënduan sot policët në protestë Foto: © Hallka Marketing Agency

Ai kërkoi nga organet e drejtësisë që menjëherë të veprojnë sipas procedurave ligjore  dhe të gjithë ata që i kanë sulmuar zyrtarët policor të hetohen zyrtarisht.

Reagimi:

Sot me datë 29.01.2022,në Sheshin “Skenderbeu” dhe para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prishtinē, është mbajtë protestë.

Policia e Kosovës, në përputhje me autorizimet ligjore ka monitoruar situatën me qëllim të  sigurisë të të gjithë pjesëmarrsëve dhe rendit publik. Gjatë kësaj proteste përveq hudhjes së mjeteve të ndryshme nga protestuesit, në mënyrë poshtëruese fizikisht sulmohen zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare me që rast lëndohen tre zyrtar policor.Njëri nga zyrtarët policor sulmohet ,duke u goditur me shuplakë në fytyrë.

Ky sulm shihet shumë qartë në videoincizimet e kamerave, prandaj kërkojmë nga organet e drejtësisë që menjëherë të veprojnë sipas procedurave ligjore  dhe të gjithë ata që i kanë sulmuar zyrtarët policor të hetohen zyrtarisht.

Sindikata e Policisë konsideron se sulmi i ushtruar ndaj Policisë është sulm ndaj Shtetit të Kosovës, prandaj Prokuroria dhe Gjykata duhet të reagojnë menjëherë duke respektuar parimin ligjor “askush mbi ligjin”.

Sindikata e Policisë do të monitoroj të gjitha reagimet e organeve të drejtësisë dhe do të qëndroj në ballë të mbrojtjes së Zyrtarëve Policorë në çdo rrethanë dhe moment që ndodh padretësi ndaj tyre.