Policët kërkojnë pagën e 13-të
Bëhet fjalë për Policinë e Kosovës, ku Sindikata e PK-së ka kërkuar pagën e 13-të nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Përmes një letre drejtuar ministri Sveçla, Sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se po e kërkon pagën e 13-të pasiqë gjatë pandemisë COVID-19 nuk kanë marrë asnjë shtesë. “Andaj kërkojmë nga […]
Bëhet fjalë për Policinë e Kosovës, ku Sindikata e PK-së ka kërkuar pagën e 13-të nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përmes një letre drejtuar ministri Sveçla, Sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se po e kërkon pagën e 13-të pasiqë gjatë pandemisë COVID-19 nuk kanë marrë asnjë shtesë.
“Andaj kërkojmë nga ju i nderuar z. Xhelal Sveçla-Ministër I MPB-së dhe nga Qeveria e Juaj, që për këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Policisë së Kosovës me një shumë ekuivalente të një page mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtëzakonshme.
Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e pandemisë COVD 19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me Ligj ka qenë e paraparë”, thuhet në kërkesën e SPK-së.
Letra e plotë e tyre pa ndërhyrje:
I nderuar z.Xhelal Sveçla-Ministër i MPB-së
Duke pas parasysh përkushtimin e Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2021, në angazhimet e tyre në punët e përditshme si dhe në angazhimet shtesë të planeve të ndryshme operative, si COVID 19 dhe operacioneve tjera, ku janë duke e dëshmuar punën e tyre profesionale dhe përkushtimin pavarësisht sfidave me të cilat përballen duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
Andaj, kërkojmë nga Ju i nderuar z. Xhelal Sveçla-Ministër I MPB-së dhe nga Qeveria e Juaj, që për këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Poicisë së Koosvës me një shumë ekuivalente të një page mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtezakonshme.
Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Repubikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e pandemisë COVD 19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me Ligj ka qenë e paraparë.
Andaj, i nderuar Ministër i MPB-së mbesim më shpresë se do t’a realizoni kërkesën tonë pa dallim për të gjithë Zyrtarët Policor dhe Stafin civil në Policinë e Kosovës.