Sindikata e KEK-ut paralajmëron protestë për të premten

21.12.2023

Sindikata e KEK-ut ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste për të premtën, pas dështimit të marrëveshjes për ngritjen e pagave për punëtorët. Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës, ka bërë të ditur se kanë mbajtur një takim me menaxhmentin e KEK-ut, ku është kërkuar të arrihet marrëveshja për ngritjen e pagave. “Edhe pas pritjeve […]

Sindikata e KEK-ut paralajmëron protestë për të premten Foto: Ilustrim

Sindikata e KEK-ut ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste për të premtën, pas dështimit të marrëveshjes për ngritjen e pagave për punëtorët.

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës, ka bërë të ditur se kanë mbajtur një takim me menaxhmentin e KEK-ut, ku është kërkuar të arrihet marrëveshja për ngritjen e pagave.

“Edhe pas pritjeve dhe përpjekjeve tona intensive për të arritur një marrëveshje lidhur me ngritjen e pagave, me keqardhje duhet të njoftojmë se ende nuk kemi arritur në një konsensus të plotë me menaxhmentin e KEK-ut në këtë çështje. Premtimet dhe dialogu i deritanishëm nuk kanë sjellë një rezultat konkret që plotëson kërkesat tona. Kemi vendosur që protesta jonë e paraparë për datën 7 nëntor, do të zhvillohet më 22 dhjetor 2023 duke filluar nga ora 11:00 para zyrave të KEK-ut. Ky vendim vjen pas vlerësimit të kujdesshëm të zhvillimeve dhe përvojave tona të fundit”, thuhet në komunikatë.

Sindikata e KEK-ut thotë se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve, dhe paralajmëron hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.