Sindikata e Infermierëve kërkon që t’iu ekzekutohen urgjentisht pagat stafit mbështetës e t’iu vazhdohen kontratat

24.05.2022

Nga kjo sindikatë kanë kërkuar që edhe të vazhdohen kontratat e këtyre profesionistëve, si dhe të gjendet zgjidhje që kontratat e tyre të kthehen në të rregullta. Komunikata e plotë e SHSIMP: Sindikata e Infermierëve të Kosovës dështimin në ekzekutim të pagave tash e potbuajse 3 muaj për stafin mbështetës pranuar nga MSH si mbështetje […]

Sindikata e Infermierëve kërkon që t’iu ekzekutohen urgjentisht pagat stafit mbështetës e t’iu vazhdohen kontratat Foto: Ilustrim

Nga kjo sindikatë kanë kërkuar që edhe të vazhdohen kontratat e këtyre profesionistëve, si dhe të gjendet zgjidhje që kontratat e tyre të kthehen në të rregullta.

Komunikata e plotë e SHSIMP:

Sindikata e Infermierëve të Kosovës dështimin në ekzekutim të pagave tash e potbuajse 3 muaj për stafin mbështetës pranuar nga MSH si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19 e konsideron të paarsyeshme dhe çasje neglizhuese në raport me këta profesionist.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës me kohë ka kërkuar nga institucionet qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo pagë.

Poshtu Sindikata e Infermierëve të Kosovë ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, ndërsa të gjinden modalitet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh munges e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit infermieror.

Thënë këtë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës e mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme nga kolegët tanë dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime.