SBASHKu paralajmëron bllokim të të gjithë sistemit arsimor
Është rikthyer tema e Ligjit për Paga pasi që u paralajmërua buxheti për vitin 2020, e për këtë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka potencuar se nëse nëse tentohet të aprovohet buxheti 2020 pa koston e Ligjit të Pagave do të marrin masa për bllokim të të gjithë sistemit arsimor. Sindikata […]
Është rikthyer tema e Ligjit për Paga pasi që u paralajmërua buxheti për vitin 2020, e për këtë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka potencuar se nëse nëse tentohet të aprovohet buxheti 2020 pa koston e Ligjit të Pagave do të marrin masa për bllokim të të gjithë sistemit arsimor.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka mbajtur takim me kryetarët sindikal të komunave dhe Universiteteve ku kanë diskutuar rreth hapave që do të marrin në rast se tentohet të aprovohet buxheti për vitin 2020 pa koston e Ligjit të pagave.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar se do të merren masa sindikale në rast se buxheti i vitit 2020 aprovohet pa koston e Ligjit të ri të pagave.
Jasharaj po ashtu ka thënë se ne do të përgatitemi maksimalisht që të punojmë me anëtarësinë dhe se do të marrim vendime ashtu siç thotë anëtarësia.
Po ashtu ai ka pohuar se edhe përfaqësuesit e sindikatës nëpër komuna janë shprehur për grevë nëse buxheti 2020 aprovohet pa Ligjin e Pagave.
“Ne duhet të përgatitemi të punojmë me anëtarsinë. Do të mblidhemi prapë dhe do të marrim vendime ashtu sic na thotë anëtarësia. Në rast se tentohet të aprovohet buxheti i Kosovës për vitin 2020 pa koston e ligjit te pagave do të marrim masa sindikale.”, ka shtuar Jasharaj.
Sipas tij sindikalistët janë të zhgënjyer për mos futjen e ligjit të pagave për vitin 2020.
Ai ka paralajmëruar se në rast të ndonjë greve nuk do të bëhet zëvendësimi i orëve.