Sindikalistët shëndetësorë, thirrje Qeverisë: Në buxhet të parashihet edhe Ligji për Paga

28.02.2020

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, përmes një komunikate i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që në Projektligjin e buxhetit të ardhshëm të parashihet edhe Ligji i Pagave. Përmes një komunikate për medie FSShK-ja ka kërkuar nga Qeveria që të mos ngatërrojë Ligjin për Paga me atë të zyrtarëve publikë. Komunikata e plotë e […]

Sindikalistët shëndetësorë, thirrje Qeverisë: Në buxhet të parashihet edhe Ligji për Paga Foto: Ilustrim

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, përmes një komunikate i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që në Projektligjin e buxhetit të ardhshëm të parashihet edhe Ligji i Pagave.

Përmes një komunikate për medie FSShK-ja ka kërkuar nga Qeveria që të mos ngatërrojë Ligjin për Paga me atë të zyrtarëve publikë.

Komunikata e plotë e Federatës Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës:

Ngatërrimet që ishin bërë pa qëllim mes Ligjit për zyrtarët publik dhe atij të Pagave te lajmi lidhur për zgjatjen e masës së pezullimit  nga Kushtetuesja kanë krijuar tensione shtesë tek të gjithë anëtarësia e FSSHK-së. Tensionet janë shtuar edhe më tepër nga lajmi i shpërndarë, që urojmë të mos jetë i saktë, se Ministria e Financave duke përgatitur Projektligjin e buxhetit për vitin 2020  nuk do të planifikojë fare mjete për implementimin e Ligjit të pagave. Nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore  për Ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë  në tërë sistemin shëndetësor do të përsëritej situata e fundit e dhjetorit  të vitit të kaluar, gjegjësisht bazuar në kërkesat e anëtarësisë  do të ketë veprime sindikale  në nivel vendi në të gjitha Institucionet Shëndetësore primare, sekondare dhe tërciare.

FSSHK-së ju drejtohet Kryeministrit Kurti  dhe Qeverisë së Republikës  së Kosovës që  duke planifikuar  Projektligjin për buxhetin e vitit 2020  të mos e harrojnë Ligjin e pagave, implementimin e të cilit më të drejtë e presin  mijëra të punësuar në sektorin publik e mes tyre edhe ata në sektorin të shëndetësisë. Mijëra anëtarë të FSSHK-së besojnë fuqishëm se Kushtetuesja do të jep ndonjë vërejtje, por Ligji i pagave do të nis së zbatuari  dhe pastaj Parlamenti do të bëj përmirësimet, kërkojmë nga Ministria për Financa që të bëjë planifikime buxhetore  për Ligjin e pagave dhe Qeveria të përkrah një ide të tillë.

FSSHK-ë do të jetë gjithmonë e gatshme në çdo kohë që të zhvilloj dialogun social për interesa të anëtarësisë së vet me Institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.