Sigurohen mjetet e nevojshme për familjen Halitjaha
Stafi i Dora e Mirësisë përmes një njoftimi ka deklaruar se janë mbledhur mjetet e nevojshme për renovimin e shtëpisë së veteranit Flurim Halitjaha nga Mushtishti. Sipas njoftimit thuhet se falë qytetarëve, bizneseve dhe mërgimtarëve janë mbledhur mjetet e nevojshme për renovimin e shtëpisë së familjes Halitjaha. Në njoftim veç tjerash thuhet se kërkohet banesë…
Stafi i Dora e Mirësisë përmes një njoftimi ka deklaruar se janë mbledhur mjetet e nevojshme për renovimin e shtëpisë së veteranit Flurim Halitjaha nga Mushtishti.
Sipas njoftimit thuhet se falë qytetarëve, bizneseve dhe mërgimtarëve janë mbledhur mjetet e nevojshme për renovimin e shtëpisë së familjes Halitjaha. Në njoftim veç tjerash thuhet se kërkohet banesë apo shtëpi me qera (me pagesë) për akomodimin e familjes në periudhën 1-2 muaj varësisht sa zgjatë renovimi.
Ditë më parë ekipi ynë kishte qëndruar te familja e veteranit ku pa se familja e tij përballet me kushte të rënda ekonomike. Veçmas kushteve të rënda familja Halitjaha përballen edhe me sëmundjen e vajzës së tyre e cila vuan nga sindroma e “Turner”-it, sëmundja që ndalon rritjen dhe shfaq komplikacione të tjera.