Si pritet të ndikojë rishikimi i buxhetit të shtetit për 2020 në projektet kapitale të MI-së

Rishikimi buxhetit pritet të sjellë zvogëlim të buxhetit për projektet kapitale për 𝟭𝟴%, ndërsa buxheti për investime të përgjithshme në infrastrukturë rrugore mesatarisht do të zvogëlohet për 𝟮𝟲%.

Pavarësisht se rishikimi pritet t’a zvogëlojë buxhetin e MI për investime kapitale për 18%, asnjë nga projektet e parapara në buxhetin e 2020 nuk është hequr nga lista.

Zvogëlimi i buxhetit afekton 𝟵𝟬% 𝘁𝗲̈ 𝟮𝟰𝟬 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗲𝘃𝗲 të MI. Secili nga këto projekte do të ketë nga 𝟱% 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝟳𝟬% më pak buxhet.

Për projektet të cilat është paraparë zvogëlim i buxhetit në 2020, nuk është paraparë kompensim në vitet pasuese. Kjo do të jetë problematike sidomos për projektet për të cilat janë nënshkruar kontratat dhe për të cilat MI ka obligime kontraktuale sipas vlerës së parashikuar, thuhet në një raport të publikuar nga KDI, mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

LEXO EDHE:  KDI kundërshton shfuqizimin e udhëzuesit administrativ të rregullimit të çmimeve të barnave

Edhe projektet rrugore të njohura për vonesa në zbatim do të preken nga zvogëlimi i buxhetit me rreth 50%. Këtu hyjnë rrugët 𝙋𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩𝙞𝙣𝙚̈-𝙋𝙤𝙙𝙪𝙟𝙚𝙫𝙚̈, 𝙋𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩𝙞𝙣𝙚̈-𝙋𝙚𝙟𝙚̈ 𝙙𝙝𝙚 𝙋𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩𝙞𝙣𝙚̈-𝙋𝙚𝙟𝙚̈.

Totali i projekteve që nuk janë prekur nga zvogëlimi i buxhetit pas rishikimit të tij është 𝟮𝟭.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.