Si pritet të jetë moti në Kosovë të premten dhe të shtunën?

Në dy ditët e ardhshme vendi ynë do të dominohet nga fusha me presion më të rritur, që ditën e premte do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell, e orëve të mëngjesit në vise të ulëta me kushte edhe për mjegull.

“Mirëpo nga Mesdheu jugor po kalon një sistem ciklonik, ku ditën e shtunë do të sjell vranësira, e vende-vende priten mundësi edhe për riga lokale shiu”, paralajmëron shërbimi i meteorologjisë.

Sipas PW, në aspektin termik të premten gjatë ditës temperaturat maksimale do të shënojnë rritje, e ditën e shtunë do të pësojnë rënie të lehtë.

“Nga dita e diel mbi rajon do të shtrihen zona anticiklonike, të cilat javën e ardhshme do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, e prej ditës së martë depërtimi i masave të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të rrisë temperaturat edhe mbi vlera mesatare”, bën të ditur PW.

Shërbimi i meteorologjisë thekson se cilësia e ajrit do të sillet përreth vlerave mesatare, dhe se vetëm në mbrëmje vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

Parashikimi për periudhën 3-4 prill:

3.04.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi edhe për mjegull, që më pas do të shpërndahet. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen. Temperaturat në vise të ulëta -4C deri 14C, e në vise malore -4C deri 6C. Erë e lehtë nga juglindja dhe lindja 1-6m/s. Indeksi UV: 5.

4.04.2020 – Kryesisht me vranësira dhe erë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu. Në vise të larta malore borë. Temperaturat në vise të ulëta 3C deri 12C, e vise malore -1C deri 5C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s. Indeksi UV: 4.

RAPORTO