Kanë mbetur edhe 3 ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, por në daljen e qytetarëve për të votuar luan rol të madh edhe moti.
Por ditëve të fundit vendi ynë ka pësuar rënie të temperaturave dhe se pritet edhe ditëve në vijim që të bien temperaturat.
Ndërsa në ditën e zgjedhjeve (të dielën) do të mbizotërojë mot i ftohtë me reshje shiu.
I kontaktuar nga Indeksonline, meteorologu Sylë Tahirsylaj ka deklaruar se do të ketë rënie të temperaturave, por që nuk do të jenë ekstreme.
“Moti ka me qenë i ndryshueshëm në vikend me mundësi të reshjeve të shiut, ka me pas ulje të temperaturave, por jo edhe aq ekstreme. Minimalja do të jetë 8C, kurse maksimale deri në 17C”, tha ai.
Tahirsylaj theksoi se për të dielën kur edhe do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme temperaturat do të shkojnë deri në 17-18C./Indeksonline/