Seanca e jashtëzakonshme e mbajtur të hënën lidhur me “Sheshin e Qytetit” veçmas akuzave të drejtuara drejt qeverisjes aktuale lidhur me situatën e krijuar që nga procedura e shpalljes së fituesit të tenderit e deri tek fillimi i punimeve, gjithashtu ka përfunduar edhe me shumë paqartësi të shumta.

I zëshëm dhe insistues në pyetjen e tij ka qenë kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala drejtuar kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj lidhur me atë se sheshi a do të jetë i hapur apo i mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Megjithë insistimin për një përgjigje të shkurt, këtë nuk e ka marrë nga Muharremaj i cili ka thënës se fillimisht duhet të përfundojnë punimet dhe pastaj mbetet të shihet.

Por ndryshe thuhet në dosjen e konkursit të projektimit ku shkruan se “Sheshi me gjërësi mundësisht sipas PRrH-Qendra aty ku lejojnë edhe kushtet në terren sipas standardeve, me mundësi të qarkullimit të automjeteve emergjente dhe furnizuese të zones, me lidhje të qëndrueshme me rrugët dhe trotuarët në perfieri të tij (dhe pa disnivele) ”.

Një temë tjetër e ngritur nga asambleisti, Dugagjin Palushi se si kompania “Hidroterm” për të njëjtin projekt ka ofertuar me dy konzorciume e cila dokumentohet nga “ B08 -Njoftimi për dhënien e kontratës” i publikuar në uebfaqen e komunës ku shihet se operatorët ekonomik që kanë ofertuar sipas Palushit janë:

Nga njoftimi për dhënie të kontratës shihet që Hidroterm ka ofertuar dy herë dhe është shpërblyer me çmimin më të lart të ofertuar por siç duket ky është një gabim teknik pasiqë emri i operatorit N.P.T. Bamirs është zëvendësuar me atë të Hidroterm.