Shumë ftesa të reja kanë arritur nga Gjykata Speciale

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur se shumë ftesa të reja kanë arritur në Kosovë nga Gjykata Speciale. Sipas tij, të ftuarit e saj duhet të mbrohen në heshtje.

Shumë ftesa të reja kanë arritur në Kosovë nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Hysni Gucati, kryetar  i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke mos dhënë detaje se kush janë të ftuarit e Speciales, shkruan Express.

Gucati po ashtu ka bërë të ditur se gjenerali Lahi Brahimaj në Gjykatën e Hagës do të paraqitet në fillim të muajit të ardhshëm (në mars). 

RAPORTO